Gjashtë gra ukrainase kanë filluar në Kosovë trajnimin e çminimit për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në atdheun e tyre.
Ky është grupi i parë i grave që trajnohen nga kompania private MAT Kosova. Instruktorët po u mësojnë atyre se si të asgjësojnë municionet e pashpërthyera.
Trajneri Artur Tigani ka kujtuar luftën që ka ndodhur në Kosovë para 23 vjetëve, duke thënë se i kanë akoma të freskëta kujtimet.


“Janë ende të freskëta në kujtimet tona vështirësitë që takuam kur filluam largimin e minave në Kosovë. Kështu që qendra e trajnimit është ndërtuar mbi përvojën tonë dhe është si përvojë e dorës së parë”, ka thënë Tigani.
20-vjeçara nga Ukraina, Anastasiia Minchukova, ka thënë se në Ukrainë ka një kërkesë të madhe për njerëzit që dinë të bëjnë çmontimin e minave sepse lufta do të përfundojë së shpejti.
“Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë. Unë mendoj se do të jemi të dobishme, absolutisht”, ka thënë Minchukova.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



