Media Galeri

Një Barbi e re për 96-vjetorin e Mbretëreshës

Kukulla Barbi

Jubileu historik i mbretëreshës Elizabeth II u përkujtua nga marka e njohur e kukullave Barbi me krijimin e një kukulle nderi me  imazhin e saj.

Mbretëresha Barbi Elizabeth II, e cila u publikua sot me rastin e 96-vjetorit të mbretëreshës, dallohet menjëherë , me një fustan elegant dhe një fjongo blu dhe rozë.

Shiriti rozë në kukull imiton atë që i është dhënë mbretëreshës nga babai i saj George VI, ndërkohë që ai blu imiton atë të gjyshit të saj, George V.

Kukulla do të jetë pjesë e koleksionit ”Barbie”, prezantuar vitin e kaluar për individët vizionarë me ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme brenda shoqërisë.

Ajo u prezantua në një kuti të frymëzuar nga stilet e pallatit Buckingham, në 3D.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë