Gazeta Si – Punonjësi i policisë Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farkë të vogël”.
I arrestuar një ditë më parë nga kolegët e tij, 47-vjeçari akuzohet se qëllonte me arë zjarri në ajër.
Sipas burimeve paraprake, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, ai kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme.
Në rastet e festave, Balla ishte më aktiv në përdorimin e armëve të zjarrit. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen, ishte për Shën Valentin, në 14 shkurt 2022.
Banorët kishin denoncuar disa herë ë polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr kallëzimet. Megjithatë, policia nisi hetimet dhe prej disa javësh mbajtën nën vëzhgim kolegun e tyre.
Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh. Më herët, Taulant Balla ishte i denoncuar edhe për dhunë në familje nga bashkëshortja.
Mësohet se ajo ishte pajisur nga gjykata me urdhër-mbrojtje. Armët e gjetura në shtëpi, janë dërguar në laboratorin e policisë kriminale për verifikim.
Hetuesit do të verifikojnë edhe nëse Balla ka pasur shkelje apo kontakte me persona apo me elementë kriminalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




