Media Galeri

Hotele ‘UFO’, për pushimet në det

Një lloj i ri hotelesh po revolucionarizon konceptin e pushimeve. Dhoma hoteli luksoze të realizuara në formën e anijeve hapësinore UFO do t’u ofrojnë udhëtuesve mundësinë për të jetuar pushime ëndrrash në det.

Quhen ‘Pearlsuites’ dhe janë një koncept i ideuar nga kompania italiane Jet Capsule. Dizajneri i kompanisë, Pierpaolo Lazzarini, ka ndërmend të realizojë një version elektrik të kapsulave, falë të cilave vizituesit e hotelit mund të kenë eksperienca esktra të paharrueshme në det.

Dhomat, që përfshijnë të gjitha kushtet e mundshme (ajër i kondicionuar, frigoriferë, banjë dhe tearraca), duket se ushqehen me energji diellore.

Për sa i takon çmimeve, kostot shkojnë nga 38 mijë deri në 230 mijë sterlina. Kjo tipologji e re hotelerie duket se ka zgjuar shumë interes dhe kureshtje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë