Media Galeri

Izolimi në Shangai/ Zemërimi i banorëve kalon edhe censurën e Kinës

Ndërsa miliona njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi nën izolim të rreptë në Shangai, videot që duket se tregojnë dëshpërimin dhe zhgënjimin e tyre janë shfaqur dhe janë bërë virale.

Zakonisht klipe të tilla nuk do t’i kalonin censurës së Kinës, të njohur si ‘Great Firewall’.

Por numri i lartë i klipeve e ka bërë të vështirë për censuruesit që të vazhdojnë të fshehin gjendjen. Shumë prej tyre po transmetohen edhe në biseda private në grup, gjë që e ka bërë më të vështirë kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë