Media Galeri

Përmbytjet në Afrikën e Jugut, vdesin më shumë se 300 persona

Numri i të vdekurve në provincën e Afrikës së Jugut të KëaZulu-Natal ka arritur në më shumë se 300, pasi përmbytjet shkatërruese bënë kërdinë në zonë.

Autoritetet lokale po bëjnë thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë, pasi disa zona panë reshje shiu të muajve të tërë brenda një dite.

Zyrtarët e kanë quajtur atë “një nga stuhitë më të këqija të motit në historinë e vendit tonë”.

Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar njerëzit nën ndërtesa, ndërsa priten edhe më shumë përmbytje.

Ka raporte se përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e shiut dhe tani kërkimi ka nisur me helikopter.

Mxolisi Kaunda, Kryebashkiaku i Durban, vendit më të goditur, mohoi se shkaku ishte kullimi i dobët, duke thënë se shkalla e përmbytjes ishte e papritur.

Skenat e shkatërrimit janë ende të dukshme në të gjithë zonën. Disa nga rrugët për në portin e Durbanit, një nga më të ngarkuarit në Afrikë, janë të pakalueshme.

Komunikimet janë ndërprerë gjithashtu me dy rrjete të mëdha që raportojnë se më shumë se 900 nga kullat e tyre të telefonisë celulare janë prishur.

Shpallja e zonës së goditur nga përmbytjet një zonë fatkeqësie “do t’i mundësojë provincës të aplikojë për financim emergjence” nga Thesari Kombëtar dhe të ndihmojë me punën e nevojshme të rindërtimit, thonë autoritetet.

Ka edhe raportime për plaçkitje në Durban, të cilat qeveria lokale i ka dënuar: “Ne nuk do të lejojmë që të përfitohet nga ajo që është një zhvillim tragjik në provincën tonë”, tha Kryebashkiaku.

Kjo gjendje vjen pasi shkencëtarët paralajmëruan se ndryshimet klimatike po nxisin reshje më të mëdha se zakonisht në Afrikën jugore.

Në fillim të vitit, rajoni u godit nga tre ciklone dhe dy stuhi tropikale në gjashtë javë, të cilat prekën kryesisht Madagaskarin, Mozambikun dhe Malavinë dhe shkaktuan dëme në shkallë të gjerë me 230 vdekje të raportuara sipas Atributit Botëror të Motit (ËËA).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë