Media Galeri

Alarm për stuhi diellore, pasi Toka u godit nga një shpërthim i madh nga Dielli

Toka është përfshirë nga një stuhi diellore pasi u godit nga valët e një shpërthimi në Diell. Stuhi të forta gjeomagnetike janë vërejtur orët e fundit, tha në një alarm Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA.

Ajo e renditi stuhinë si G3, të cilën e klasifikon si të fortë. Në stuhi të tilla të forta, mund të vërehen probleme me sistemet e energjisë, mund të shkaktohen probleme për satelitët dhe njerëzit në hapësirë dhe mund të ketë vështirësi me përdorimin e sistemeve të navigimit satelitor dhe radios.
Stuhi të tilla mund të sjellin gjithashtu aurora boreale, të njohura ndryshe edhe si Dritat e Veriut. Ky lloj ndriçimi boreal mund të shihet edhe në gjerësi gjeografike relativisht të ulëta gjatë stuhisë së fundit, thanë zyrtarët.

Nga stuhi të tilla mund të preken edhe kafshët migratore.
Ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se Toka nuk është mjaftueshëm e përgatitur për rreziqet e mundshme të një ngjarjeje të tillë.
Stuhia diellore erdhi pasi një shpërthimi masiv në Diell. Toka e kaloi periudhën e parë të prekjes nga valët diellore dy ditë më parë, të cilat fillimisht patën pak efekt. Por tani, më në fund, po shihen efektet e vërteta të stuhisë diellore. /Indipendent


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë