Kur një gjel i vetëm qeramike, i vendosur sipër dollapit të një kuzhine, u mbijetoi bombardimeve në Borodianka, ai u bë menjëherë një simbol i rezistencës ukrainase. Ndaj, kur kryeministrit britanik Boris Johnson dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ky simbol iu dha si dhuratë teksa ecnin nëpër Kiev, kjo kishte një rëndësi të shtuar.
Ndërsa të dy udhëheqësit shëtisnin nëpër rrugët e zbrazëta të kryeqytetit ukrainas, të rrethuar nga ushtarë të armatosur, një grua u afrua dhe u dha atyre dy kana prej qeramike në formën e gjelit.
Video 2. pic.twitter.com/DVCVA11cdQ
— John DC (@manysmilesgod) April 9, 2022
“Unë jam nga Londra”, tha Johnson.
“E di, unë jam nga Kharkivi”, ia ktheu gruaja me një buzëqeshje.
Gjeli prej qeramike u dizenjua fillimisht nga artisti dhe skulptori i famshëm ukrainas Prokop Bidasiuk.
Johnson ishte në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar, ku takoi presidentin ukrainas për të përcaktuar një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake.



Vizita erdhi një ditë pasi Johnson njoftoi një ndihmë të mëtejshme ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar me një vlerë prej 100 milion paundësh për forcat ukrainase, duke përfshirë armatimin antitank dhe antiajror. /TheGuardian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



