Një familje zogjsh ka ndërtuar një shtëpi të re në një biçikletë në kopshtin e një fotografje.
Sarita White tha se biçikleta vintage përdorej zakonisht si një aksesor në setet fotografike të dasmave.
Por javën e kaluar ajo dhe bashkëshorti i saj gjetën pesë vezë, të cilat tashmë kanë çelur dhe janë pesë zogj.
“Është vërtet dicka e ëmbël dhe ne ndjejmë se duhet të kujdesemi për ta pasi ka disa mace përreth”.
Biçikleta ruhej pranë kopshtit të White, por po zhvendosej gjatë disa rregullimeve pranverore.

“Ndërsa po e zhvendosnim, një zog fluturoi jashtë, ishte një surprizë. Kur shikuam, gjetëm vezët dhe më pas u shqetësuam se mund t’i kishim frikësuar prindërit, por ata u kthyen brenda 10 minutash”.


Vezët çelën në fundjavë, por zogjtë tërhoqën vëmendjen e maceve vendase.
“Ne pamë një mace në gardh dhe thamë: ‘O zot, duhet të bëjmë diçka’.
“Kështu që ne vendosëm tela në gardh dhe rreth folesë. Zogjve iu desh pak kohë për ta zgjidhur atë, por tani ata hyjnë dhe dalin pa problem”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



