Kur forcat e Putinit pushtuan Ukrainën, rusët kundër luftës iu bashkuan protestave në mbarë botën.
Për t’u identifikuar si Rusë që janë kundra luftës, disa protestues menduan se kishin nevojë për një flamur që nuk kishte asnjë lidhje me dhunën dhe luftën.
Kështu ato gjetën një zgjidhje: një flamur me vija të bardhë, blu dhe të bardhë.
“Është sikur dikush ka hedhur bojë të bardhë mbi të kuqen, mbi gjakderdhjen që po ndodh”, tha Katonina, një nga protestueset që ishte pjesë e idesë.



Ky flamur u pa shpejt në protesta të tjera në mbarë botën. “Ishte qesharake të shihje se në të njëjtën kohë, rusë të tjerë që kundërshtonin luftën po nxirrnin të njëjtin flamur. Njëfarë bashkëpunimi i pavetëdijshëm po ndodhte”, thanë protestuesit.
Flamuri u përdor fillimisht në Veliky Novgorod, një nga qytetet më të vjetra në Rusi dhe i njohur si djepi i demokracisë kombëtare.
“Simbolika e Veliky Novgorod ishte e rëndësishme për ne. Ishte aq demokratike sa mund të ishte një vend në shekullin e 12-të”.
Flamuri që atëherë është përqafuar në mediat sociale si dhe nga protestuesit rusë kundër luftës.
Poetët, artistët dhe muzikantët rusë, si dhe lëvizja kryesore opozitare e Rusisë, e udhëhequr nga mbështetësit e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, kanë mbështetur gjithashtu përdorimin e flamurit.
Forumi i Rusisë së Lirë në Vilnius, një grup udhëheqës i opozitës jashtë vendit, e quajti flamurin e ri një simbol “të paqes dhe lirisë”.




Ky flamur, i përdorur për herë të parë gjatë republikës kombëtare të Bjellorusisë jetëshkurtër në vitin 1918, u bë aq irritues për regjimin e Presidentit Aleksandër Lukashenko saqë edhe njerëzit që mbanin çorape në ngjyrat e tij janë përballur me ndjekje penale.
Çuditërisht, flamuri i ri rus ka tërhequr gjithashtu zemërimin e Kremlinit dhe zyrtarët javën e kaluar propozuan ndalimin e tij si një simbol “ekstremist”.
Tashmë, miliona njerëz valëvisin flamurin e ri në protestat kundër luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



