Shpella e Skotinisë gjendet pranë fshatit Vanistër, 220 metra mbi nivelin e detit. Ka gjatësi 150 m, gjerësi 10 m dhe lartësi deri në 25 m, zgjerime e ngushtime plot konkrecione dhe vlera shkencore (gjeomorfologjike, hidrologjike), didaktike, ekologjike e turistike.
Është një mrekulli e natyrës, një shpellë gjigante dhe një liqen me ujë të kthjellët, që përbëjnë pa më të voglin dyshim një potencial të rrallë turistik për Bashkinë e Dropullit.
Disa eksplorues të huaj që hynë në shpellë për herë të parë, u zhytën në këtë liqen në thellësi 55 metra. Ata arritën në përfundimin se shpella është shumë më e thellë, por devijon në disa kanale dhe është e vështirë të eksplorohet më tej.
Legjenda thotë se një nuse e re hyri brenda për të mbushur ujë për familjen e saj, ajo rrëshqiti dhe ra në liqen, trupi i saj u gjet në liqenin e Viroit ( Gjirokastër), që ndodhet 10 km larg nga shpella.
Kjo do të thotë që ky burim është i lidhur me liqenin e Viroit dhe të dy janë të lidhura nën tokë me “Syrin e Kaltër” në Delvinë.
Fotografitë janë marrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



