Media Galeri

Seborga, fshati italian që ‘ëndërron’ të jetë shtet

Në majë të një kodre idilike në rivierën italiane ndodhet një fshat i vogël me një ëndërr të madhe: të bëhet një komb i pavarur.

Principata e Seborgës tashmë ka flamurin e saj, himnin kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe, natyrisht, një monark. Ajo shpreson që një ditë t’i mbështesë ato me njohjen ligjore të sovranitetit të saj, të cilën e ka kërkuar që nga vitet 1960.

Për momentin, megjithatë, Seborga është thjesht një fshat piktoresk në provincën veriore italiane të Imperia, afër Francës, me pak më shumë se 300 banorë dhe që mbulon rreth pesë milje katrore tokë.

Rruga që të çon në qytet ka një vendkalim kufitar jozyrtar,i cili me raste drejtohet nga roje të vetëshpallura kufitare.

“Avokatët po punojnë për këtë,” thotë Lartësia e saj e qetë Princesha Nina e Seborga, “kjo është arsyeja pse unë u zgjodha Princeshë.”

Princesha Nina pranon se historia është e mirë për biznesin. “Është fantastike edhe për turizmin, mos e mohojmë këtë. Kush nuk do një përrallë, një princeshë dhe një karrocë kuajsh? Pra, po, është një atraksion turistik, por është gjithashtu pjesë e historisë së Seborgës”, thotë ajo…

Ajo thekson se nuk ka asgjë të paligjshme në aktivitetet e Principatës — pasaportat janë thjesht për argëtim dhe monedha vendase, Luigino, pranohet në dyqanet përreth qytetit, por në thelb është një suvenir.

Burimi: CNN Travel


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë