Media Galeri

Një robot i ri mund të rindërtojë skulpturat

“Arkeologët dixhitalë” kanë skanuar fshehurazi Mermeret e Partenonit 2500-vjeçarë brenda Muzeut Britanik – me shpresën për të krijuar kopje ‘perfekte’ që një ditë mund të kthejnë origjinalet në Greqi e kopjet të mbahen në muze. Ata përdorën kompjuterit dhe ipadët për të skanuar  skulpturat, të njohura gjithashtu si Mermeret Elgin, të cilat mund të përdoren për të programuar “skulptorin robot”. Ekspertët nga Instituti për Arkeologji Dixhitale (IDA) me bazë në Oksford shpresojnë që blloqet e mermerit të mund të krijohen, në të njëjtën mënyrë që skulpturat u krijuan nga arkitekti i lashtë grek Phidias rreth viteve 447–438 para Krishtit. Mermeret dikur ishin pjesë e Partenonit në Akropol në Athinë, por u dërguan në Britani kur Lord Elgin pushtoi Greqinë në fillim të vitit 1800.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë