Karolina Biewleska, Miss Polonia u kurorëzua Miss Bota 2021 në edicionin e 70-të të konkursit në San Juan, Puerto Riko.
Shree Saini nga SHBA-ja u shpall shoqëruesja e parë e Miss-it dhe shoqëruesja e dytë u shpall Olivia Yace, e Bregut të Fildishtë.

Miss Bota fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 16 dhjetor 2021, por u shty për në 16 mars 2022 për shkak të pandemisë.
Karolina, më e bukura e botës aktualisht është duke studiuar në nivelin Master për Menaxhim dhe dëshiron të vazhdojë studimet e saj më tej, me doktoraturë. Karolina punon edhe si modele. Asaj i pëlqen noti, zhytja dhe të luajë tenis. Një ditë ajo shpreson të bëhet guru motivuese.
Pjesë e konkursit ishin 40 garuese nga e gjithë bota që konkurruan për kurorën. Nga këto, 13 garuese dolën në Top 12 me barazim.
Finalja e Miss World 2021 gjithashtu preku edhe luftën në Ukrainë me një këngë dhe duke ndezur qirinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



