Media Galeri

Maluma ndez Tiranën me ritme latine

Mbrëmjen e sotme kryeqyteti ka ushtuar nga ritmet e muzikës latine. Koncerti i Juan Luis Londono Arias, i njohur në gjithë botën si Maluma, ka ndezur Tiranën.

Fansat që kishin mbushur sheshin kanë shijuar këngët e këngëtarit kolumbian, që në skenë shoqërohej nga trupa e balerinave.

Maluma doli në skenë me një xhup jeshil, me pantallona me shkëlqim dhe gjithë kohën mbajti një palë syze me skelet te bardhë. Ai ka nisur një tur në gjithë botën dhe Shqipëria bënte pjesë te vendet, ku ai do të performonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë