Fotografi Mark Neville po dërgon 750 kopje të librit të tij “Stop Tanks With Books” për një audiencë të synuar fort: anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, politikanë, të famshëm, ambasadorë, negociatorë ose media që ai beson se e kanë fuqinë për të ndihmuar Ukrainën. Neville e konceptoi projektin e tij aktivist kundër luftës, i cili argumenton se Ukraina meriton një rrugë të shtruar drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pas një udhëtimi në Donbas në 2016. Kopjet e para të librit u dorëzuan përpara se Rusia të pushtonte muajin e kaluar. Në libër ka fotografi të viteve të ndryshme ku cdo fotografi ka një histori më vete.









Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



