Gazeta Si – Sipas gazetës amerikane “New York Times”, agjencitë e inteligjencës amerikane kanë gjetur “të dhënat e para” se “Scheherazade”, një superjaht 700 milionë dollarësh i ankoruar aktualisht në portin e Marina di Carrara në Itali, i atribuohet Vladimir Putinit.
Kompania luksoze e lundrimit me varkë, “The Italian Sea Group”, kishte mohuar se anija i përkiste Putinit, “sipas dokumentacionit që dispononte dhe pas asaj që rezultoi nga kontrollet e kryera nga autoritetet kompetente”.






Inteligjenca amerikane nga ana e saj nuk ka sqaruar se cilat janë pistat që lidhin jahtin 140 metra të gjatë dhe me tonazh prej 10.167 tonësh me presidentin rus.
Dokumentet e pronësisë së jahtit të sekuestruar nga autoritetet italiane, pritet t’i dorëzohen së shpejti qeverisë, e cila më pas do të duhet të vlerësojë nëse pronësia ose përdorimi i anijes lidhet me ndonjë person ose kompani në listën e sanksioneve. Procedura, sipas gazetës amerikane, megjithatë mund të zgjasë disa javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



