Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka zbuluar automjetin e tij tërësisht elektrik ID Buzz, një model modern i furgonit ikonik ‘hippy’ nga vitet 1960, i cili do të dalë në treg gjatë këtij viti.
I zbuluar në Hamburg të mërkurën, ID Buzz është për pesë pasagjerë duke përfshirë shoferin dhe ka vend shtesë për bagazhe gjatë udhëtimeve.
Makina eko-miqësore është bërë me materiale sintetike të ricikluara dhe pjesa e brendshme nuk ka asnjë përmbajtje lëkure kafshësh.
Volkswagen beson se furgoni me pesë vende do të jetë pjesë e ‘të ardhmes së transportit brenda qytetit’, ku udhëtimet ndahen nga shumë pasagjerë.
ID Buzz u shfaq për herë të parë në formë koncepti në panairin e motorëve në Detroit 2017, me premtimin se do të dilte në shitje në vitin 2022, një datë që Volkswagen në fakt e ka arritur.
Çmimi është ende për t’u konfirmuar zyrtarisht, megjithëse thuhet se do të fillojë prej 40,000 paundë.








Volkswagen ka njoftuar gjithashtu një version të dytë të modelit të quajtur ID Buzz Cargo, i cili përmban hapësirë për më shumë ngarkesa të rënda, që nuk pritet deri në vitin 2025 dhe mund të kushtojë 50,000 paund.
“ID Buzz është një ikonë e vërtetë për epokën elektrike, një makinë të cilën vetëm Volkswagen mund ta ndërtojë”, tha Ralf Brandstwtter, kryetar i bordit të menaxhimit të Volkswagen.
Në vitet 1950, Volkswagen Bulli ishte një ndjenjë e re e lirisë së automobilave, pavarësisë dhe emocioneve të mëdha.
“ID Buzz e ndjek këtë mënyrë jetese dhe e transferon atë në kohën tonë, pa emetim, i qëndrueshëm, plotësisht i lidhur në rrjet dhe tani gati për kapitullin tjetër të madh: drejtimin autonom”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



