Gazeta Si – Pesë policë të burgjeve dhe një i dënuar akuzohen se kanë futur sende të paligjshme në burgun e Drenovës në Korçës.
Ata u referuan në prokurori nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” ,“Mashtrim” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Pas marrjes së sinjaleve se disa gardianë bashkëpunonin me të dënuarit duke futur sende të jashtëligjshme, SHKBB nisi hetimet gjatë 2022 ku arrti në identifikimin e 6 prej tyre të cilët i çoi në prokurori.
Bëhet fjalë për shtetasit:
1-V.R., i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
2-O.P., punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Mashtrimet”;
3-A.XH., punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
4-O.T., punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimet”;
5-A.SH., punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
6-A.M., punonjës i Policisë së Burgjeve, “Shpërdorimi i detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




