Rend dhe Ligj

Plagosje dhe pengmarrje, Policia e Kavajës parandalon një ngjarje të rëndë

Një ngjarje kriminale, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, është parandaluar sot nga Policia e Kavajës.

Komisariati i Policisë së Kavajës ka marrë një njoftim se shtetasi Astrit Pukameka ka kërcënuar se do të digjte me benzinë dy persona, ai ka plagosur me thikë shtetasin Bardhyl Petja dhe ka marrë peng shtetasin Arjan Shau, bashkë me mjetin e tij.

Policia është vënë në ndjekje të Pukamekës, i cili në sheshpushimin e një karburanti pranë fshatit Lekaj plagosi me thikë shtetasin Arjan Shau. Ai i mori me forcë xhiron ditore prej 120000 lekësh dhe kërcënoi do ta digjte pikën e karburantit.

Policia mbërriti në kohë dhe parandaloi ngjarjen e rëndë, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Pukameka, 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë