Një terapi e bazuar në antitrupat për COVID-19 e zhvilluar nga kompanitë farmaceutike GSK dhe Vir Biotechnology ruan aktivitetin neutralizues kundër formës së shfaqur BA.2 të variantit Omicron, sipas të dhënat nga një studim laboratorik i raportuar nga Vir të enjten.
Bazuar në të dhënat që përdorin një pseudovirus të krijuar për t’i ngjasuar variantit dhe të dhëna të gjera farmakokinetike, kompania tha se besonte se doza 500 miligramësh e ilaçit të quajtur “sotrovimab” është e mjaftueshme për të mbajtur aktivitetin kundër BA.2, gjë që është në përputhje me gjetjet për të gjitha variantet e tjera shqetësuese.
Terapia me antitrupa monoklonale, sotrovimab, është e autorizuar për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara.
“Kompanitë po ndajnë të dhënat më të fundit me autoritetet rregullatore globale”, tha Vir.
Sotrovimab është një nga trajtimet e pakta për Covid-19 që tregohet se ka funksionuar kundër variantit jashtëzakonisht ngjitës Omicron, duke nxitur kërkesën.
Kompania tha se të dhënat e saj mbi performancën kundrejt formës BA.2 të Omicron qëndronin në kontrast me kërkimet nga një laborator tjetër.
Studiuesit nga Universiteti i Kolumbisë publikuan një studim jo të rishikuar të mërkurën duke thënë se forma në zhvillim e variantit Omicron tregoi rezistencë ndaj pothuajse të gjithë antitrupave monoklonal që ata testuan, përfshirë sotrovimab.
Por sipas kompanive prodhuese duhet të ketë pasur ndonjë gabim.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje