Ka ndodhur

Aksident tragjik në Lezhë / Humb jetën drejtuesi i makinës, plagosen 2 pasagjerë

Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion me drejtues A.M., është përplasur me një automjet që drejtohej nga shqiptari i Kosovës, K.B.

Sipas policisë, ky i fundit humbi jetën tragjikisht në vendngjarje. Ndërsa motra dhe djali i tij u transportuan për në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar për në komisariatin e policisë ku po kryhen procedurave e mëtejshme ndaj tij. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë