Ka ndodhur

Zbulohen mbi 7 kg kokainë në Portin e Durrësit në kontejnerin me banane

Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, prej 7 kg e 700 gramë, është zbuluar në Portin e Durrësit mesditën e të martës.

Sipas policisë, bëhet me dije se nga kontrollet e disa prej konteinerëve me banane, në njërin prej tyre janë gjetur tetë pako me kokainë, që i përkasin firmës “Alba Exotic Fruit”.

Kontejneri me banane mësohet se është në pronësi të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, të biznesmenit Eduart Dautit, me precendent të mëparshëm në këtë fushë.

Policia e ka shpallur në kërkim Dautin, ndërsa më herë, në një operacion me 13 korrik të këtij viti, arrestoi në flagrancë menaxherin e firmës, Bajron Gumenin.

Kjo është e disata herë radhazi që në kontejnerët me banane të kësaj firme gjendet lëndë narkotike kokainë në Portin e Durrësit.

Burime policore, thanë se në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferikë, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Lënda narkotike e sekuestruar dyshohet se vinte nga Amerika Latine, ndërkohë që agjentët anti-drogë po vijojnë kontrollin në port.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë