Ekonomi

Ekonomia botërore ngre supet përballë variantit ‘Delta’

Edhe pse varianti Delta po fiton terren, shenjat nga tremujori i tretë tregojnë se rritja ekonomike po përshpejtohet dhe inflacioni po arrin kulmin pas kërcimit të tij të fundit. Një shenjë sigurie kjo për politikëbërësit dhe investitorët që ishin të shqetësuar për prishjen e balancës së kërkesës dhe çmimeve.

Produkti i Brendshëm Bruto Global ka dhënë shenja që në tremujorin e tretë mund të zgjerohet me 1.8%, nga ky tremujor. Ky është përmirësim i dukshëm, por ekziston frika se varianti Delta do të ngadalësojë rimëkëmbjen nga recesioni i vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, çmimet e konsumit priten të përparojnë me një ritëm pasi inflacioni në SHBA arrin kulmin dhe nisi të lehtësohej gjatë verës. Kjo është e mirëpritur nga bankierët qendrorë siç është Kreu i Bankës Federale Jerome Powell i cili kishte vënë bast që rritja e inflacionit do të rezultonte e përkohshme.

“Parashikimet e tanishme nuk funksionojnë për të ardhmen dhe varianti Delta do të thotë se fotografia mund të ndryshojë shpejt,” thanë Bjorn Van Roye dhe Tom Orlik, ekonomistë në Bloomberg Economics.

“Tani për tani, të dhënat po shënojnë një fillim pozitiv në tremujorin e tretë, me rimëkëmbjen globale të përshpejtuar dhe inflacionin të moderuar.”

Statistikat botërore i shfaqin ekonomitë e vendeve të ndryshme në faza shumë të ndryshme të rimëkëmbjes:

Kina, me kontrollin e saj mbi virusin dhe SHBA me stimulin e saj të madh ekonomik, kanë shtyrë përpara prodhimin duke tejkaluar nivelin e para pandemisë, dhe duke i lejuar ata të kërkojnë kredi për nxitjen e rimëkëmbjes globale.

Eurozona dhe Britania e Madhe, në të kundërt, ende kanë terren për të kompensuar. Në Japoni, një vaksinim i ngadaltë do të thotë se rimëkëmbja do të vijë vonë.

Një gjë që tani nuk mund të parashikohet janë ndryshimet e ardhshme në politikë ndërsa vendet i përgjigjen pandemisë në zhvillim. Rimëkëmbja zigzag në Indi ilustron se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat. Kina tani përballet me rreziqe të reja, ndërsa qeveria lufton për të kontrolluar shpërthimin e Deltës.

Disa shqetësohen se rikthimi i inflacionit nga recesioni do të kërkojë shume kohë dhe do të kufizojë hapësirën e bankave për të ruajtur stimulin dhe do t’i heqë fokusin nga tregjet e punës dhe ekonomisë më të zgjeruar.

Zona e euros është shumë prapa në rimëkëmbje, por po ecën me ritme të shpejta.  Parashikohet një dallim i dukshëm i nivelit të inflacionit, por shumë larg atij të SHBA-së.

Në Japoni, rritja e çmimeve në tremujorin e tretë pritet të jetë e barabartë me 0.1% – problemi më serioz për bankierët qendrorë të botës mund të jetë jo shumë inflacion por shumë pak.

Për bankat më të mëdha qendrore në botë, një rimëkëmbje në rrugën e duhur dhe një kalim i rrezikut nga inflacioni do të thotë se ata nuk do të kenë ngut për të bërë lëvizje të mëdha. Edhe pse normat e interesit qëndrojnë në pritje, zyrtarët kanë filluar të zhvendosin shtylla të tjera të mbështetjes ekonomike.

Fed pritet të fillojë pakësimin e blerjes së obligacioneve në fillim të vitit 2022 dhe kjo është një mundësi për të parë me qartësi se si do të duket ekonomia duke filluar nga 26 gusht.

Banka Qendrore Europiane mund të lëvizë në drejtimin tjetër.

Në Kinë, banka qendrore tashmë ka lëvizur për të ndaluar ngadalësimin e rritjes duke liruar më shumë fonde për bankat duke dhënë hua. Por mundet që shpërthimi i variantit Delta ta detyrojë atë të bëjë më shumë.

Në ekonomitë në zhvillim, po ndodh një rimëkëmbje më e shpejtë se sa pritej, e nxitur nga stimujt fiskalë. Kjo ka shtyrë një numër të bankave qendrore të fillojnë normalizimin e politikës monetare. Rusia dhe Brazili tashmë kanë filluar të rrisin normat.

Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë