Nga mbajtja e maskës, larja e këmbëve, dëgjimi i një podkast-i e deri tek mësimi i një gjuhe të huaj… “The Guardian” sjell disa sugjerime tepër interesante që vijnë jo nga ekspertët e fushës, por nga vetë lexuesit për një gjumë sa më të rehatshëm natën…
“Unë mbaj një libër me enigma afër shtratit”
Ndaloj pirjen e kafeinës pas orës 2 pasdite çdo ditë. Nëse ndiej që puna po më shqetëson, marr frymë thellë. Fërkoj me vaj livandoje kyçet para se të shkoj në shtrat dhe përdor një orë alarmi në të njëjtën kohë çdo ditë. Unë gjithashtu mbaj një libër me enigma afër shtratit tim në mënyrë që nëse nuk më zë gjumi, ngrihem dhe bëj enigma derisa të ndjehem i përgjumur para se të kthehem në shtrat…
“Më pëlqen të jem nën një batanije që peshon”
Për tre muajt e fundit kam qenë duke fjetur me një batanije të renduar Unë ende zgjohem në 4 të mëngjesit herë pas here, por, në vend të një mendjeje të ngatërruar me mendime, unë tanimë jam i përgjumur dhe kthehem lehtësisht në gjumë.
“Vendos një video yoga medituese…”
Yoga medituese për gjumë ka qenë ndihma më e madhe për mua gjatë dy viteve të fundit. Thjesht vendosni një video ose podcast kur të jeni në shtrat dhe ideja është që të largoheni para se të mbarojë. Jo gjithmonë funksionon, por shpesh është çuditërisht efektiv…
“Unë imagjinoj një vendndodhje të njohur, pastaj e bëj gjithnjë e më surreale”
Kam kuptuar se një mënyrë për të shpëtuar nga mendimet e ditës është të përpiqem më mendje që të ndërtoj imazhe dhe emocione të ngjashme me ëndrrën në mendimet e mia. Kështu që, pak pasi të shkoj në shtrat imagjinoj një vendndodhje të njohur, ose objekt dhe e bëj atë gradualisht gjithnjë e më surreal…
“Vendosja e një maske ne sy më ka transformuar jetën”
Këshilla ime është të mbajmë një maskë për sytë. Trupi juaj e di që maska poshtë do të thotë se është koha e gjumit. Kjo e transformoi jetën time pasi tani mezi zgjohem natën…
“Unë ndez dritën dhe studioj gjermanisht ose rusisht”
Zakonisht zgjohem pas tre ose katër orësh gjumë – mendja ime fillon të garojë dhe nuk mund të kthehem të fle. Zgjidhja ime është të ndez dritën dhe të bëj një studim që më detyron të përqendrohem. Pas një ore apo më shumë ndihem përsëri i përgjumur. Kam mësuar shumë gjermanisht në këtë mënyrë gjatë dy viteve të fundit. Tani jam duke studiuar rusisht. Ndonjëherë zgjohem në 5 të mëngjesit, gjë që e bën të vonë kohën për të studiuar dhe për tu rikthyer në gjumë. Kështu që ngrihem dhe ha mëngjes, pastaj kthehem në shtrat dhe zakonisht mund të fle për një orë e ca më shumë.
“Podkast-i më ndihmon të bëj shtatë orë gjumë në natë”
Biseda e sfondit më mban mendjen të mos mendoj për gjëra të tjera. Mund të duhen disa net për tu mësuar, por kjo ka funksionuar për mua për gati një dekadë. Para se ta provoja këtë strategji, beja maksimumi katër ose pesë orë gjumë natën. Tani, fle mesatarisht shtatë orë në ditë
“Rekomandoj një rutinë të ushtrimeve në mëngjes herët”
Unë do të rekomandoja një rutinë ushtrimi pesë-minutashe në mëngjes…
“Kur të jem gati për të fjetur, laj këmbët ‘
Unë kam mbajtur një ditar të përditshëm që nga viti 1974. Unë shkruaj për ditën time çdo natë para se të fik dritën, e cila gjithmonë me ndihmon për të “pastruar” mendjen time. Gjithashtu, kur jam gati për gjumë, laj këmbët sepse kështu ndihem e freskët, kur futem në shtrat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




