Studiuesit thonë se lojtarët e një loje të njohur kompjuterike kanë mësuar se si të identifikojnë jetën e egër të vërtetë dhe të parashikojnë sjelljen e kafshëve.
Red Dead Redemption 2 (RDR2) përmban simulime të rreth 200 specieve të kafshëve duke përfshirë drerin dhe zogjtë.
“Mesatarisht lojtarët ishin në gjendje të identifikonin 10 nga 15 kafshë në një kuiz, tre më shumë sesa ato që nuk luanin”, thanë studiuesit e Universitetit të Exeter.
Ata thanë se teknikat e lojërave mund të jenë një “forcë për komunikim”.
RDR2 është një lojë aksion-aventurë e vendosur në shtetet jugore dhe perëndimore të Amerikës në 1899 dhe përmban një shumëllojshmëri kafshësh. K
Studiuesit nga Universiteti i Exeter dhe Kolegji Penwith në Cornwall, morën më shumë se 500 lojtarë për të identifikuar fotografi të kafshëve të vërteta.
Rezultatet treguan se lojtarët ishin më të mirë në identifikimin e jetës së egër me disa lojtarë që kishin shumë njohuri në lidhje me sjelljen e kafshëve dhe ekologjinë.
Një person që mori pjesë tha se RDR2 i mësoi ata se si të dallonin një dash që do të sulmojë.
Për dekada, personat që luajnë kanë mësuar shumë nga lojëra të ndryshme. Studiuesit thonë se njerëzit janë bërë pilotë sepse luajtën lojëra ku ishin pilotë.
Video-lojërat janë perfeksionuar aq shumë sa RDR2 është si një kurs për personat që e luajnë.

“Ne nuk presim që lojërat me buxhet të madh të përfshijnë mesazhe në lidhje me botën, por njerëzit mund të mësojnë nga teknikat e përdorura në lojëra”, thotë Ned Crowley, nga Kolegji Penwith.
“Të jesh brenda në një kompjuter shpesh shihet si e kundërta e angazhimit me natyrën, por gjetjet tona tregojnë se lojërat mund t’i mësojnë njerëzit për kafshët pa u lodhur fare, madje duke u argëtuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




