Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sigurimet e jetës gjatë dymujorit të parë të vitit 2021, ranë me 24.76% krahasuar me dymujorin e parë të vitit 2020. “Jeta dhe shëndeti në udhëtim” pati rënien më të madhe të të ardhurave me 82%, nga 2.6 milionë lekë që ishin gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë, arritën në 470 mijë dollarë.
Me 31.6% ranë të ardhurat në “Kartonin jeshil”duke arritur në 1.7 milionë dollarë nga 2.6 që ishin dymujorin e 2020-ës.
Në kontrast, u rritën zërat e sigurimeve nga katastrofat natyrore.
Të ardhurat nga primet bruto kanë pësuar rritje me 6.31% gjatë dymujorit të parë 2021, krahasuar me dymujorin e parë të 2020-ës. Vlera e primeve totale arriti në 2.823 milionë lekë, por numri i kontratave ishte 27.01% më i vogël se e njëjta periudhë e një viti më parë.
93.63% e vëllimit total të sigurimeve janë nga sigurimet e jo-jetës.
Primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.89% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.11% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shkurt 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,396 milionë lekë, ose 20.16% më pak se në periudhën janar-shkurt 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.