Treg

Sigurimet e shëndetit në udhëtim bien me 82%

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sigurimet e jetës gjatë dymujorit të parë të vitit 2021, ranë me 24.76% krahasuar me dymujorin e parë të vitit 2020. “Jeta dhe shëndeti në udhëtim” pati rënien më të madhe të të ardhurave me 82%, nga 2.6 milionë lekë që ishin gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë, arritën në 470 mijë dollarë.

Me 31.6% ranë të ardhurat në “Kartonin jeshil”duke arritur në 1.7 milionë dollarë nga 2.6 që ishin dymujorin e 2020-ës.

Në kontrast, u rritën zërat e sigurimeve nga katastrofat natyrore.

Të ardhurat nga primet bruto kanë pësuar rritje me 6.31%  gjatë dymujorit të parë 2021, krahasuar me dymujorin e parë të 2020-ës. Vlera e primeve totale arriti në 2.823 milionë lekë, por numri i kontratave ishte 27.01% më i vogël se e njëjta periudhë e një viti më parë.

93.63% e vëllimit total të sigurimeve janë nga sigurimet e jo-jetës.

Primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.89% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.11% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,396 milionë lekë, ose 20.16% më pak se në periudhën janar-shkurt 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë