Ka ndodhur

Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, arrestohet edhe bashkëpunëtori i autorit

Gazeta Si – Katër persona u përfshinë në plagosjen e ndodhur ditën e hënë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me plumb në këmbë, Brian Syzo.

Policia arrestoi dje autorin Nikolla Agollin dhe fill pas tij edhe bashkëpunëtorin, David Prifti, 30 vjeç. Ndërsa u shpallën në kërkim dy persona të tjerë, M.B., 40 vjeç dhe E.A, 22 vjeç.

Sipas policisë, këta persona janë përpjekur ta vrasin Syzon duke e qëlluar me armë ndërkohë që ai ndodhej brenda automjetit të tij të parkuar në lagjen nr.3 të qytetit.

Syzo u transportua me helikopter për në Spitalin e Traumës, pasi plumbi i kishte prekur një prej venave kryesore që i rrezikonte amputimin e gjymtyrës.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Dyshohet se shkak për sulmin ndaj 35-vjeçarit është hakmarrja, pasi në tetor të vitit të kaluar, vëllai i tij Adni Syzo, kishte plagosur Nikolla Agollin në një berberhane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë