Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vjet burg në mungesë kolumbianin Samir Rosales Rodrigez, kimistin e grupit kriminal që trafikoi kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, të tretur në pleh organik artificial.
Më 3 qershor prokurori SPAK Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodrigez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.
Rosales është arrestuar në Kolumbi dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri, ku akuzohet për “trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri.
Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.
Më pas në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi është zhdoganuar në Tiranë, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje