Treg

Bien çmimet e naftës, Trump kërkon hetim për tregtarët: Nuk e ulën çmimin sipas tregjeve

Çmimet e naftës ranë me rreth 4% të mërkurën, ndërsa anijet me furnizim vazhduan të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar shpresat se rreziku për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme po zbehet.

Nafta amerikane e Teksasit u mbyll në 70.34 dollarë për fuçi, ndërsa Brent, standardi ndërkombëtar, ra në 73.74 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga fundi i shkurtit.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi kompanitë e naftës se nuk po ulin çmimet e karburantit në përputhje me rënien e çmimit të naftës bruto.

Ai shtoi: “Me fjalë të tjera, konsumatorët po shfrytëzohen me çmime të padrejta. I kam udhëzuar Departamentit të Drejtësisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje. Çmimet e benzinës duhet të fillojnë të bien shumë më shpejt nga sa po shoh!”

Ekspertët, megjithatë, theksojnë se ulja e çmimeve të naftës nuk reflektohet menjëherë te pompat e karburantit, pasi ndikojnë taksat dhe procesi i rafinimit, i cili kërkon disa javë.

Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) njoftoi se më shumë se 11 mijë detarë të bllokuar në Gjirin Persik do të nisin të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi janë siguruar garanci për lundrim të sigurt. Ekspertët vlerësojnë se kjo pritet të lehtësojë presionin mbi zinxhirët globalë të furnizimit, megjithëse normalizimi do të marrë ende kohë./cnbc


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë