Jete & Stil

Maskat gjatë stërvitjes kufizojnë performancën dhe kapacitetin fizik

Në një studim nga disa studiues britanikë u zbulua se mbajtja e maskave gjatë ushtrimeve me intensitet të lartë i bënte njerëzit të ndiheshin klaustrofobikë dhe u zvogëlua marrja e oksigjenit.

Gjetjet e botuara në British Journal of Sports Medicine (BJSM) u bazuan në performancën e ushtrimeve të 31 të rriturve të shëndetshëm të moshës 18-29 vjeç ndërsa vraponin, një herë me maskë dhe një herë pa maskë.

Mesatarisht, pjesëmarrësit arritën të vraponin për 1 minutë e 39 sekonda (14 përqind) më pak kur kishin maskë.

30 pjesëmarrës thanë se ishte e vështirë të jepnin maksimumin e tyre ndërsa kishin një maskë.

Disa përshkruan ndjenjën e “klaustrofobisë”, si mbytëse dhe shqetësuese pasi nuk mund të merrnin frymë thellë.

Studiuesit thanë se ndikimi i mbajtjes së maskave gjatë ushtrimeve nuk është vlerësuar sa duhet dhe se rekomandimet për mbajtjen e maskave gjatë ushtrimeve ndryshojnë globalisht.

Por ata thanë që rezultatet “nuk shpjegojnë plotësisht se si mbajtja e maskës mund të kufizojë drejtpërdrejt funksionin kardiovaskular” kështu që arritën në përfundimin se “shqetësimi i shoqëruar me mbajtjen e maskës” kishte çuar në uljen e performancës.

Rezultatet u botuan në British Journal of Sports Medicine (BJSM).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë