Forcat RENEA dhe Policia e Elbasanit kanë vënë në pranga Ardian Çapjan dhe shpallur në kërkim Florenc Çapjan, me akuzën se kanë vrarë në 2012 Gentian dhe Nezir Beqirin, babë e bir.
Shënjestër e ekzekutimit ka qenë Gentian Beqiri, që mbrohej nga policia. Megjithatë, vrasësit e tij ja kanë dalë mbanë duke uthënë policëve në që ruanin banesën e tij se ishin kushërinjtë dhe do ta takonin.
Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).
Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.