Princi Harry ka marrë përsipër një punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë personat me probleme mendore.
Duka i Sussexit do të ketë rolin e shefit të ndikimit në grupin e trajnimit dhe shëndetit mendor, njoftoi organizata.
Harry do të jap këshilla për tema që lidhen me shëndetin mendor si dhe do të përfshihet në iniciativa tjera që lidhen me kontributet e bamirësisë.
Anëtari 36-vjeçar i familjes mbretërore ka folur në disa raste për sfidat e tij me përballimin e vdekjes së nënës së tij Diana, në një aksident në vitin 1997 kur ai ishte vetëm 12-vjeçar.
Vitin e kaluar, Princ Harry hoqi dorë nga angazhimet e familjes mbretërore për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, me gruan e tij Meghan Markle dhe djalin Archi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



