Çfarë ndodh me një specie kur këngët e tyre fillojnë të harrohen apo të vegjlit nuk e dëgjojnë më këngën origjinale?
Një studim i ri ka zbuluar se një humbje e melodisë dhe këngës mund të jetë një shenjë e keqe për një nga zogjtë më të rrallë në Australi, regent honeyeater.
Dikur shiheshin në tufa me qindra në Australinë jug-lindore, tani mendohet se kanë mbetur vetëm disa zogj.
“Studimi zbuloi se popullsia e tyre ka arritur një numër kaq të ulët sa që meshkujt e rinj nuk kanë një shans për të mësuar thirrje çiftëzimi nga të rriturit e tjerë”, thotë Ross Crates, profesor në Universitetin Kombëtar Australian.

Kur këto zogj janë të vegjël, meshkujt qëndrojnë të qetë për të shmangur tërheqjen e vëmendjes tek të porsalindurit e tyre. Kjo do të thotë që vetëm më vonë zogjtë mësojnë këngët e çiftëzimit nga meshkujt e rritur.
Por nëse nuk ka mjaft nga ata përreth, sipas Crates, atëherë ata thjesht do të marrin thirrjet e zogjve të tjerë dhe këto thirrje nuk janë origjinale.
Studimi i Crates, në revistën Proceedings of the Royal Society B, tregon që këta zogj që nuk mësojnë të këndojnë këngën e tyre të zakonshme kanë më pak të ngjarë të gjejnë një partner.
Dean Ingwersen është udhëheqësi i programit të zogjve të pyjeve në BirdLife Australia dhe gjithashtu koordinon një program kombëtar të rimëkëmbjes për regent honeyeater. Ai tha që talenti i tyre për imitim konsiderohej të ishte një dredhi e qëllimshme, me “një teori pune” që ata imitonin zogjtë e tjerë për t’u përzier me të tjerët.
Ingwersen, i cili është një bashkëautor i studimit, tha se bashkë me kolegët e tij po vënë në provë programe shumimi për të shmangur zhdukjen e këtyre zogjve.

“Për vite me radhë, të miturve u janë luajtur regjistrime të këngëve të tyre nga altoparlantët brenda çerdheve të tyre”, thotë ai.
Ekipi gjithashtu ka zogj më të rritur që i vënë në një vend që të mësojnë këngën nga njëri-tjetri para se të lëshohen në natyrë.
Burimi:The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



