Jete & Stil

Shet tablotë e tij për të blerë piktura nga artistë të panjohur

Pas dy dekadash punë të vështirë, artisti nga Nju Jorku Guy Stanley Philoche planifikoi të festonte suksesin e shfaqjes së tij dyditore në Galerinë Cavalier një vit më parë duke blerë një orë 15,000 dollarë.

Por një zë i brendshëm i foli duke i thënë se ai duhet të ndihmojë artistët e tjerë që në atë kohë po gjendeshin në vështirësi për shkak të pandemisë.

“Unë i bëra një premtim vetes time se çdo herë që shes një pikturë, do të blej një pikturë,” tha Philoche, lindur në Haiti, 44 vjeç, i cili u rrit në Connecticut dhe vizatonte dhe pikturonte para se të ecte.

Philoche postoi një video të tij në Instagram duke u treguar njerëzve idenë e tij për të blerë sa më shumë vepra arti për të ndihmuar artistët kolegë në gjendje të vështirë.

Në atë moment erdhi “lavdia”. Brenda një viti Philoche ka shpenzuar 70,000 dollarë në më shumë se 200 pjesë arti nga mbi 150 artistë në të gjithë botën.

Koleksioni i Philoche, i cili përfshin pjesë nga ish profesorët e tij dhe artisti i tij i tatuazheve, ka tërhequr vëmendjen e muzeve në të gjithë botën që duan të bashkëpunojnë me të. Por së pari, ai dëshiron një ekspozitë në Nju Jork për veprat, të cilat janë në të gjithë apartamentin e tij të vogël.

“Do të jetë vërtet e lezetshme dhe me të vërtetë argëtuese dhe e mahnitshme të ftoj në ekspozitë disa nga këta artistë që unë bleva punën e tyre, puna e të cilëve nuk është shitur kurrë më parë”, tha ai.

Ai është i lumtur që arriti të blejë piktura nga njerëz që më parë nuk kanë shitur asnjë pikturë dhe tani pikturat e tyre duan ti shohin të gjithë.\Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë