Bill Gates, Jeff Bezos, Ted Turner e John Malone, janë emrat e latifundistëve modernë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“The Land Report” publikoi të dhënat sipas të cilave Bill Gates, njeriu i katërt më i pasur në botë është shndërruar në njeriun që zotëron më shumë tokë bujqësore në SHBA. Pronat e tij shtrihen në 18 shtete. Mes Luizianas e Kalifornisë në jug dhe Uashingtonit e Uiskonsit në veri, themeluesi i Microsoft zotëron rreth 1 mijë kilometra/katrorë tokë bujqësore.
Pronat janë të regjistruar drejpërdrejtë në emër të tij dhe të bashkëshortes Melinda, ose përmes kompanive që zotërojnë, si “Cascade Investments”, apo Fondacioni “Bill & Melinda Gates”.
Por, “Forbes” thotë se ndërsa Gates është i pari në listën e zotëruesve privatë të tokës bujqësore, ai nuk është i pari në listën e zotëruesve të tokës. Në këtë listë i pari është John Malone, drejtuesi i “Liberty Media”, që zotëron rreth 8100 kilometra/katrorë ferma, pyje dhe kullota.
Themeluesi i CNN, Ted Turner renditet i treti në këtë listë me rreth 8 mijë kilometra/katrorë në tetë shtete amerikane, ndërsa shuma të mëdha investimi në këto prona ka ndërmarrë edhe shefi i Amazon, Jeff Bezos, që zotëron rreth 2 mijë kilometra/katrorë, të përqëndruara kryesisht në Teksas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.