Politike

Rama i postoi kritikat ndaj Bashës, reagon Topalli: Mos u gënjeni, ata kanë zgjedhur njëri-tjetrin

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, që këto zgjedhje do të garojë nën logon “Lëvizja për Ndryshim”, nuk e ka pritur mirë një video të kryeministrit Edi Rama hedhur në Instagramin e tij ku në fokus ishin akuzat e Topalllit ndaj Bashës. Video deri më tani ka marrë mbi 70 mijë klikime.

“Kur nxjerr Jozefinën në Instagram ka hallin e tij.

Për “hallet” e treshes del në ERTV!

Ata janë bashkë. Të tre janë bashkë!

Që Lul Basha është gënjeshtar, këtë tashmë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptu!

Që Lul Basha ka ardhur që ditën e parë me agjende ekonomike personale, këtë e kam pasur bindje që ditën e parë që e kam njoft!

Që Lul Basha është armiku më i madh i demokratëve  për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer!”, shkruan Topalli.

Më tej ajo vëren: “Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për Instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën”.

“Unë këto ditë  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhe opozitar)  që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund të ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ.

Unë thashë siç kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË.

…Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashën!

I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha është investimi më i mirë i Ramës kundra demokratëve”, shkruan Topalli ndër radhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë