Jete & Stil

Vetëm 10 minuta ushtrime fizike gjatë moshës së mesme parandalojnë problemet me trurin

Aktiviteti i rregullt fizik, i tillë si ecja e shpejtë, vrapimi ose çiklizmi në moshën e mesme shoqërohet me më pak dëmtime të trurit 25 vjet më vonë, thonë shkencëtarët.

Studiuesit e Qendrës Mjekësore Irving të Universitetit të Kolumbisë studiuan 1600 njerëz me një moshë mesatare 53 vjecare të cilët kishin marrë pjesë në pesë ekzaminime fizike mbi 25 vjet.

Gjetjet e tyre sugjerojnë që sasi më të mëdha të aktivitetit fizik ‘me intensitet të moderuar’ në moshën e mesme kanë një efekt ‘mbrojtës’ në tru ndërsa plakeni.

Pjesëmarrësit e përfshirë në studim vlerësuan nivelet e tyre javore të aktivitetit një herë në fillim dhe përsëri në dy herë shtesë gjatë periudhës 25 vjeçare.

Secili person raportoi sasinë e kohës që ata harxhuan në aktivitet fizik me intensitet mesatar në të fortë, të cilin studiuesit e klasifikuan si asnjë aktivitet, pak aktivitet ose shumw aktivitet nw varwsi tw intensitetit.

Studiuesit më pas përdorën skanime të trurit për të matur lëndën gri dhe të bardhë të trurit dhe zonat e dëmtimit ose sëmundjes në tru, në fund të studimit.

Autori i studimit Priya Palta tha se gjetjet sugjerojnë që aktiviteti fizik, veçanërisht gjatë moshws 50 vjecare është i lidhur ngushtë me shëndetin e trurit.

“Bwrja e të paktën një orw e 15 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë mund të jetë e rëndësishme gjatë gjithë jetës tuaj për promovimin e shëndetit të trurit dhe ruajtjen e strukturës aktuale të trurit tuaj,” tha Palta.

Në veçanti, angazhimi në më shumë se dy orë e gjysmë aktivitet fizik në javë në moshën e mesme shoqërohej me më pak shenja të sëmundjes së trurit.

Pas përshtatjes për faktorët e jetesës dhe demografinë, njerëzit me asnjë aktivitet fizik gjatw moshws sw mesme kishin 47% më shumë mundësi për të zhvilluar zona të vogla të dëmtimit të trurit pas 25 vjetësh sesa ata që bënin stërvitje.

Studiuesit përdorën skanime të trurit për të matur sasinë e dëmtimit të lëndës së bardhë të trurit, indit të përbërë nga fibra nervore që lidhin rajone të ndryshme dhe zbuluan se nivelet më të larta të aktivitetit ishin të lidhura me lëndën e bardhë më të paprekur.

Ekipi gjithashtu shqyrtoi lëvizjen e molekulave të ujit në indet e trurit.

Pjesëmarrësit të cilët raportuan aktivitet të lartë fizik nw moshwn e mesme kishin lëvizje që ishte më e dobishme, krahasuar me pjesëmarrësit që nuk raportuan asnjë aktivitet.

Palta tha se rezultatet tregojnë se të qenit aktiv në moshwn e mesme ka përfitime të vërteta të trurit.

“Ky studim i shton provave që tregojnë se ushtrimet me intensitet të moderuar janë të rëndësishme për të ruajtur aftësitë e të menduarit gjatë gjithë jetës tuaj.” tregon Palta.

*Studimi është botuar në Neurology, revista mjekësore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë