Jete & Stil

Studimi/ Fëmijët me vetëkontroll të lartë plaken më ngadalë

Më shumë se 1.000 njerëz nga Zelanda e Re të lindur në 1972 dhe 1973 u gjurmuan gjatë gjithë jetës së tyre deri në moshën 45 vjeç. Analiza e të dhënave zbuloi individë me vetëkontroll më të madh në fëmijëri ishin më të aftë të menaxhonin në mënyrë të drejtë financat e tyre.
Individët që shfaqën vetëkontroll të lartë në fëmijëri gjithashtu fizikisht plaken më ngadalë, zbuloi studimi. Ata me vetëkontroll më të madh gjithashtu kishin më pak shenja të plakjes së trurit dhe ishin më të mirë në menaxhimin e shëndetit të tyre, financave dhe jetës shoqërore. Studimi gjithashtu zbuloi se të rriturit që kanë qenë fëmijë impulsivë që më vonë përmirësuan vetëkontrollin e tyre janë më të shëndetshëm se njerëzit që nuk arrijnë kurrë të zotërojnë kontrollin e tyre.
Leah Richmond-Rakerd, pedagog në Universitetin e Miçiganit i cili drejtoi studimin tha se kanë matur ritmin (e pjesëmarrësve) të plakjes dhe gatishmërisë së plakjes në moshën e mesme duke përdorur masa që rrjedhin nga vlerësimet biologjike dhe fiziologjike, skanimet strukturore të imazheve të trurit, vlerësimet e vëzhguesve, vetë-raportet, raportet informuese dhe të dhënat administrative.
“Si të rritur, fëmijët me vetëkontroll më të mirë plaken më ngadalë dhe shfaqën më pak shenja të plakjes në trurin e tyre.
Nga mosha e mesme, këta fëmijë ishin gjithashtu më të mirë të pajisur për të menaxhuar një sërë kërkesash të jetës së mëvonshme shëndetësore, financiare dhe sociale.” tha ekipi.
Kur fëmijët me vetëkontroll më të mirë u rritën në një moshë mesatare ata kishin njohuri më praktike financiare pra ishin më të planifikuar financiarisht sesa të vegjëlit e prirur për të pasur inat.
Studiuesit besojnë se përpjekja e qëllimshme për të rritur vetëkontrollin tek të rinjtë mund të zgjasë si gjatësinë, ashtu edhe cilësinë e jetës së tyre.
Burimi: Daily mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë