Jo të gjithë duken si fotoja e tyre në jetën reale. Në fat, të gjithëve na ka ndodhur të takojmë një njeri që ndryshe duket në fotografi dhe ndryshe është në realitet.
Kjo shpesh nuk ka të bëjë me fotoshopin apo filtra të ndryshme që tani i përdorim në masë, por ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në mënyrën se si mendojmë se dukemi dhe si na shohin të tjerët.
Një nga arsyet është se pasqyrat nuk japin reflektimin tuaj të vërtetë
Kur shikoni në një pasqyrë, kë shihni? Jo personin që njerëzit e tjerë shohin, pasi reflektimi ynë në pasqyrë përmbyset nga truri ynë. Ngrini dorën tuaj të majtë dhe personi në pasqyrë ngre dorën e djathtë. Nga mënyra se si i ndajmë flokët deri te mënyra se si buzëqeshim, fytyrat tona nuk janë simetrike. Imazhi që ne shohim duke na parë nga pasqyra nuk është fytyra që ne i tregojmë botës pasi majtas dhe djathtas kthehen mbrapsht.
Gjithashtu, filtrat dhe këndet e fotografive mund të paraqesin pamjen tuaj ndryshe.
Fotografët thonë se kamera shpesh shtrembëron pamjen tonë dhe mund ta ndryshojë atë ose për mirë ose për keq. Çuditërisht, truri ynë punon si Photoshop. Sytë tanë (me ndihmën e trurit tonë) përshtaten automatikisht me errësirën dhe shkëlqimin.
Kamerat tona nuk janë aq të mahnitshme, sepse ato mund të rregullohen për t’u përqëndruar në pikat kryesore ose hijet, por kurrë të dyja njëherësh. Kjo është arsyeja pse një aparat fotografik nuk do të jetë në gjendje të “shohë” pamjen tuaj të vërtetë dhe ta pasqyrojë atë siç e bëjnë sytë e njerëzve të tjerë.
Sytë tanë “presin” detajet e panevojshme ndërsa shikojnë një person në jetën reale, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit përreth nesh na shohin në një mënyrë më të detajuar, ndërsa imazhi ynë në një foto ndryshohet nga detajet që janë në foto dhe për shkak të këtyre detajeve, fotografitë tona mund të duken ndryshe nga cfarë jemi.
Varet dhe nga mënyra se si e shohin edhe njerëzit e tjerë veten e tyre.
Një studim i fundit i botuar në “Journal of psychology” ka zbuluar se njerëzit jo tërheqës mbivlerësojnë veten e tyre kur krahasohen me të huaj. Ana tjetër e medaljes është se njerëzit tërheqës zakonisht nuk kanë dijeni për sharmin e tyre fizik dhe e nënvlerësojnë atë.
Një fakt tjetër është se njerëzit tërheqës e krahasojnë veten e tyre me njerëz të tjerë tërheqës dhe njerëzit jo tërheqës marrin vetëvlerësimin e tyre nga njerëz jo tërheqës. Pra, vizioni ynë për veten mund të ndikohet nga njerëzit përreth nesh, për shkak të mënyrës se si e krahasojmë pamjen tonë me ta.
Për këtë, një arsye tjetër është se ju e krahasoni veten padrejtësisht.
Edhe pse krahasimi mund të jetë një shtytje natyrore, në disa raste, kjo shkakton besim dhe motivim, në të tjera, nuk na ndihmon. Krahasimi i vetvetes do të thotë që ju po luftoni me pasiguri të cilat mund t’ju japin një pamje tjetër të pamjes ose jetës suaj. Kjo bën që “frika” që keni, mund të errësojë perceptimin tuaj.
Për shembull, nëse keni frikë se po filloni të keni rrudha edhe nëse jeni i ri, me siguri do t’i vini re kur të shikoheni në pasqyrë.
Gjithashtu, ndryshimet e humorit, mungesa e gjumit, çekuilibri i hormoneve, dieta e dobët dhe ndryshime ose kushte të tjera mendore dhe fizike mund të ndikojnë në perceptimin tuaj të vetvetes. Le të marrim për shembull. Kur ndiheni të lodhur ndoshta nuk buzëqeshni dhe kjo do të thotë që ju mungon lumturia. Pra, sepse njerëzit janë si pasqyra dhe pasqyrojnë atë që projektojnë, humori ndikon dhe në fotografitë dhe mënyrën si e shikoni veten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



