Sipas njoftimit të fundit të Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) Sonila Bjejta mund të kandidojë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe juristja është e vetmja që është kualifikuar në mbledhjen e së premtes.
Bejtja kandidon për vendin vakant të shpallur nga Presidenti që më 22 nëntor të 2019, si pasojë e shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi.
Ndërkohë në njoftimin e KED thuhet se nga gara skualifikohet edhe Eugen Papandile, i njohur si sekretari i përgjithshëm e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar,” shkruhet më tej në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




