Lajme

Edukatorja dhe sanitarja rezultojnë me Covid-19, mbyllet çerdhja në Berat

Një edukatore dhe sanitare e një çerdheje në Berat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Si pasojë çerdhja në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat është mbyllur për të parandaluar përhapjen e virusit.

Edukatorja dhe sanitarja që ka rezultuar “pozitiv” janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje.

Është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kësaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët.

Numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 128, ndërkohë që përgjigjet e mbërritura pasditen e djeshme janë tamponët e kryer nga DSHP deri më 6 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë