Ashtu siç ka premtuar, Kryeministri Edi Rama filloi të martën një komunikim të përjavshëm për mediat me fokus ekonominë. Gjatë konferences, Rama tha se pagat për mjekët rriten me 40% kurse për arsimtarët 15%.”Dy mandate qeverisëse tonat është thuajse dy-fish fondi i pagave në sektorin publik, edhe pse numri i punonjësve është pak më i vogël seç ishte…”
Më herët, në një komunikim me qytetarët përmes faqes së tij në Facebook, Rama kujtoi vendimin e fundit të qeverisë (që nuk është i përkohshëm) për heqjen taksash biznesit të vogël, deri në 2029. Më sakte, biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguan tatim fitim ndërsa bizneset me xhiro vjetore nën 10 milionë lekë, nuk do të kenë as tatim fitim dhe as TVSH
Rama ka theksuar gjithashtu se qeveria nuk ka parashikuar për momentin një paketë të tretë, nëse Shqipëria nuk do duhet të mbyllet sërish prej situatës së Covid-19.
(Në përditësim…)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



