Lajme

Komisioneri për Zgjerimin nesër në Tiranë. Takim me Metën, Ramën dhe Bashën

Me një axhendë të planifikuar shumë kohë më parë, (por që përkon me kalimin në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor)  Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, do të jetë të mërkurën në Tiranë ku pritet të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai do të mbajë edhe një fjalim në Kuvend në një seancë jashtë radhe.

Komisioneri për Zgjerim mësohet se do të takojë edhe drejtuesit e Vettingut.

“Oliver Varhelyi  do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin  e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë