Masat anti-Covid kanë ngjeshur agjendën e takimeve mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që të premten zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët.
Takimi, që fillimisht ishte parashikuar në Shkodër, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke filluar që prej orës 11:00, kur do të pritet mbërritja e delegacionit të Kosovës, për të vijuar më pas me pritjen e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Mbledhja e përbashkët e Qeverive parashikohet të nisë në orën 11:30 në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve me fjalën e Edi Ramës, për të vijuar më pas me fjalën e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe anëtarëve të të dyja kabineteve qeveritare.
Në orën 12:45 është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare. Për shkak të masave anti-Covid, gazetarët nuk do të mund të ndjekin nga afër këtë mbledhje, por në 13:00 do të ketë një konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




