Një tjetër përditësim i Whats-up do të ndikojë në jetën e përdoruesve, por këtë herë do të ndikojë edhe në humorin e tyre. Në opsionin e quajtur “The Expiring Media” do të ju krijojë mundësinë përdoruesve fshirjen e videove dhe fotove pasi personi me të cilin keni komunikuar nga personi me të cilin po flisni.
Për ta aktivizuar këtë opsion përdoruesit do të duhet të selektojnë butonin “view once” kur dërgon një foto apo video që më pas fshihet.
Pasi e bën këtë, videoja/fotoja do të shfaqet në telefonin e marrësit vetëm kur ata janë online. Në rast se dilni nga biseda do t’ju shfaqet një mesazh për t’i njoftuar se materialet e dërguara do të fshihen, kështu që nuk do të kenë mundësi për t’i parë më një herë tjetër.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ky opsion është ende duke u zhvilluar për versionin Android të telefonave, ndërsa përdoruesit e Iphone mund ta aplikojnë. Sipas të dhënave nga ekspertët e teknologjive kudo në botë përditësime të tilla kërkojnë më shumë teste për një muaj e më pas përdoren nga njerëzit.
Ndërkohë, opsioni i fshirjes së mesazheve menjëherë është një opsion i cili është përdorur edhe më parë nga Instagrami gjatë viti të kaluar dhe Snapchat-i që në vitin 2011.
Burimi: The Independent/Përktheu:Gazeta: “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




