Një punonjës në Rrugën e Arbrit ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09.40.
Mësohet se viktima është identifikuar me emrin Astrit Alla, 53 vjeç. Ai ka qenë duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, ku është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




