Lajme

Infektohet me Covid-19 dhe shtrohet në spital shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino

Infektohet me Covid-19 shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Mësohet se shefja e Epidemiologjisë, Bino është shtruar prej disa ditësh në spital e Infektivit, ndërsa gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas infektimit me koronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Ndërsa i uron shërim të shpejtë, Manastirliu shkruan se gjendja e saj sipas mjekëve është e stabilizuar.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.

Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë. #Bashkë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1057948831327833

Situata me koronavirusin vijon të jetë e rëndë në vendin tonë, ku çdo ditë raportohen më shumë se 100 të infektuar. Pjesë e kësaj beteje kanë qenë edhe mjekët, ku disa prej tyre kanë humbur dhe jetën.

Ditën e djeshme u regjistruan 106 raste të reja me koronavirus, ndërsa humbën jetën 2 qytetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë