Lajme

Foto dite – Zbardhet nga bora e parë maja e Gjallicës në Kukës

Kjo fundjavë u shoqërua me reshje të shumta shiu si dhe me rënie të ndjeshme temperaturash.

Në zonat e larta malore ka pasur edhe reshje bore. Siç shihet në këtë foto të siguruar nga Gazeta “Si”, është zbardhur nga bora e parë maja e Gjallicës në Kukës.

Sipas meteorologes së Gazetës “Si”, edhe dita e hënë do të shoqërohet nga një tjetër front i ftohtë, që do të pasohet me reshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë zonës perëndimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë